Site icon Telegrafi

Georgiev: Turqia dhe Maqedonia janë shtete mike

Qeveria e Maqedonisë konsideron se duhet të respektohet vullneti i popullit turk dhe i përfaqësuesve të zgjedhur me zgjedhje demokratike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kështu është përgjigjur për Tv Nova, zëdhënësi i qeverisë së Maqedonisë, Aleksandar Georgiev, i cili gjithashtu thotë se të dy vendet janë mike dhe se Maqedonia e dënon ashpër tentimin e dhunshëm për marrjen e pushtetit nga ana e personave ushtarak.

Nga qeveria nuk janë përgjigjur nëse pjesëmarrja e disa ministrave qeveritar në mitingun e mbështetjes për Erdoganin që u mbajt në Shkup, paraqet edhe qëndrimin zyrtar të kësaj qeverie./Telegrafi/

Exit mobile version