Telegrafi

Georgiev për kritikat e Pendarovskit: Janë konstatime të tyre

Kritikat e presidentit Stevo Pendarovski për kryetarin e sapozgjedhur të Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev, janë vetëm qëndrime të tij. Sipas Georgiev, kritikat e Pendarovskit se Këshilli Gjyqësor është korruptuar janë vetëm konstatimet e tyre. Ai thjesht pajtohet se ka vend për kritika.

“Do të theksoj se në lidhje me disa deklarata të faktorëve relevant do të theksoj se këto janë qëndrimet e tyre, pra nuk hyjmë në pjesën e pikëpamjeve politike, kjo është e drejta e tyre me deklaratën e tyre. Ne si Këshill Gjyqësor kemi pasur një deklaratë dje, ka dalë nga një kolegjium ku kemi diskutuar në lidhje me situata të tilla dhe kemi thënë atë që kemi pasur si konkluzion i një kolegjiumi pune.

Duhet të theksoj se i kemi dëgjuar të gjitha këto diskutime dhe do të theksoj se jemi këtu për të punuar në përputhje me ligjin”, tha Georgiev.

Sipas tij, si Këshill Gjyqësor do të kërkojnë përgjegjësi nga gjyqtarët./Telegrafi/

Lexo po ashtu Pendarovski për Këshillin Gjyqësor: Paratë dhe projektet duhet të tërheq jo vetëm ambasada holandeze, por edhe ambasadat e tjera