Telegrafi

Georgiev: Kjo përbërje e Këshillit Gjyqësor do të jetë transparente

Këshilli Gjyqësor me mua si kryetar do të tregojë se do të rrisë transparencën dhe ndershmërinë në punën e Këshillit Gjyqësor, tha para fillimit të seancës së sotme, kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dje kanë reaguar nga SHGM se kamerat janë hequr pa arsye, por publiku ka qenë i pranishëm përmes gazetarëve, organizatave joqeveritare, por për shkak të numrit të madh të kamerave të pranishme shërbimet profesionale kanë pasur vështirësi në kryerjen e punës. Ne ishim dëshmitarë se gjatë hartimit të rendit të ditës ishte e vështirë lëvizja”, tha Georgiev.

Ai garanton se kjo përbërje e Këshillit Gjyqësor dhe ai si kryetar do të jetë jashtëzakonisht transparente.

“Vetëm ne të gjithë së bashku me punë jashtëzakonisht transparente do të arrijmë rezultate të mira. Kam kërkuar praninë e një kamere nga AIM-ja dhe ju ftoj të ndiqni seancat tona në të ardhmen. Edhe sot do të kontaktoj me përfaqësuesit e AIM-së përmes Këshillit Gjyqësor që në të ardhmen të kemi incizim të rregullt të seancave dhe t’i transmetojmë përmes AIM-së dhe kush është i interesuar të marrë përsipër nga AIM-ja”, deklaroi Gorgiev./Telegrafi/