Site icon Telegrafi

George Soros: Facebook dhe Google kërcënim për shoqërinë

George Soros

Investitori miliarder dhe filantropi George Soros ishte i pranishëm në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit dhe në një deklaratë të bërë të enjten ka sulmuar dy gjigandët e internetit Facebook e Google.

Ai tha se këto dy platforma janë bërë “pengesa për risitë” dhe janë një “kërcënim” për shoqërinë njerëzore.

“Kompanitë minerare dhe ato të naftës shfrytëzojnë mjedisin fizik; shoqëritë e mediave sociale shfrytëzojnë mjedisin social”, tha biznesmeni hungarezo-amerikan.

“Kjo është veçanërisht e keqe sepse kompanitë e mediave sociale ndikojnë në mënyrën se si njerëzit mendojnë dhe veprojnë pa qenë të vetëdijshëm për të. Kjo ka një efekt të kundërt në funksionimin e demokracisë”.

Sipas Soros, “përveçse sfidojnë demokracinë, kompanitë e mediave sociale mashtrojnë duke manipuluar vëmendjen e tyre dhe drejtuar publikun drejt qëllimeve të tyre komerciale”.

“Ata ofrojnë shërbime të varësisë, që mund të jenë shumë të dëmshëm, veçanërisht për adoleshentët. Fuqia për të formuar vëmendjen e njerëzve është gjithnjë e më e koncentruar në duart e disa kompanive. John Stuart Mill e quajti ‘lirinë e mendjes’. Ekziston një mundësi që do të humbasë dhe njerëzit që rriten në epokën digjitale do të kenë vështirësi në rimarrjen e saj. Kjo mund të ketë pasoja të gjera politike”, theksoi milardieri Soros.

Soros paralajmëroi për një “perspektivë” edhe më “alarmante” në horizont nëse kompanitë e internetit me të dhëna të pasura si Facebook dhe Google kanë monitoruar sistemet e tyre të mbikëqyrjes me mbikëqyrjen e sponsorizuar nga shteti.

Exit mobile version