Gjersa miliona tifozë të “Game of Thrones” janë të pakënaqur me fundin e serialit të famshëm, autori George R. R. Martin zbulon se një fund të tillë nuk do ta ketë libri në të cilin është bazuar krijimtaria filmike.
Tifozët më së shumti kanë kritikuar karakteret e aktorëve kryesore në tetë vitet e fundit. Duke gjykuar nga komentet që qarkullojnë në internet, zhgënjimin më të madh e ka shkaktuar historia e nënës së Daenerys, pozitën e pamerituar të mbretit të gjashtë mbretërive të Bransa, si dhe fati i Jon Snow.
Autori në blogun e tij shkruan se fundi i librit “Game of Thrones” nuk do të përkojë me fundin e serialit që është shfaqur në televizionin kabllor, HBO.
“Mos harroni se unë punoj në mjedise krejtësisht më ndryshe se sa Davidi dhe Dana. Ata kishin në dispozicion gjashtë orë për sezonin e fundit gjersa unë pres që dy librat e fundit, t’i mbush me tremijë faqe. Do të ketë pjesë që nuk janë shfaqur në ekran apo aktorët që kanë vdekur në serial, por do të jenë gjallë në libër. Lexuesit do të mësojnë se çfarë ka ndodhur me Jeyne Poole, Lady Stoneheart, Penny, Skahhaz Shavepate, Arianne Martell, darkstar, Vistarion Greyjoyjom, Sir Garlan, Aegon VI dhe shumë karaktere të tjera që shikuesit nuk kanë pasur mundësi që takohen me ata”, shkroi ndër të tjerash Martin.
Ai kujton më tutje se si filloi e gjitha kur u takua fillimisht me regjisorët, David Benioff dhe D. B. Weiss.
“Ka qenë pothuajse një dekadë më parë kur u takuam në Palma të Los Angelesit. Unë nuk mund të imagjinoja se një udhëtim i ri do të ndryshojë jetën time. Kam punuar edhe më parë tregime për televizione dhe filma. Unë vetëm mund të supozojë se ky do të jetë ndryshe, të bëhet një nga serialet më të suksesshëm në historinë e HBO-së, të fitojë çmime të shumta Emmy, duke u bërë seriali më popullor në botë dhe të transformon një grup aktorësh të talentuar dhe të panjohur, në yje të mëdha”, zbuloi Martin.
Ndryshe, kujtojmë se episodi i fundit i “Game of Thrones” u transmetua më 19 maj në HBO gjersa Martin nuk ishte pjesë e sezonit të fundit, në të cilin vetë regjisorët kanë punuar, do të thotë pa skenarin e tij. /Telegrafi/