Telegrafi

George dhe Amal Clooney do të bëhen prindër përsëri?

(Foto: People)

Çifti i famshëm hollivudian, George dhe Amal Clooney, do të bëhen përsëri prindër – njofton OK Magazine.

Një burim pranë çiftit ka thënë se miqtë e tyre të ngushtë tashmë e dinë për pritjen e bukur dhe se ata kanë organizuar një ndejë për ta.

“Amal ka kaluar tremujorin e parë, por barku i saj tashmë ka filluar të shfaqet, kështu që të gjithë do ta dinë këtë lajm së shpejti”, ka thënë një burim.

(Foto: Vogue)

George dhe Amal Clooney janë prindër të binjakëve katërvjeçarë, ndërsa sipas revistës, aktori i famshëm dhe partnerja e tij do të presin në jetë një tjetër fëmijë.

Lexo po ashtu Sofia Vergara dhe George Clooney në film të përbashkët, Amal është xheloze

“Është kaq emocionuese. George ka thënë se donte më shumë fëmijë”, ka theksuar më tej burimi duke shtuar se edhe binjakët e çiftit ishin të emocionuar që fëmija po vjen. /Telegrafi/