Telegrafi

George Clooney do të jetë kumbarë i princit Harry dhe Meghan Markle

Vetëm pasi Princi britanik, Harry dhe Meghan Markle u bënë prindër të fëmijës së tyre të parë, mediat filluan të spekulonin se kush mund të ishte kumbari i tij.

Në radhë të parë, sipas tabloidit The Sun, është aktor George Clooney, i lindur në të njëjtën ditë si princi i vogël.

Amal dhe George Clooney janë miq të ngushtë me Harryn dhe Meghanin dhe u tha më parë se ai mund të pagëzonte fëmijën e ri mbretëror.

Jessica Malruni, shoqja më e mirë i Meghanit, vajzat e të cilës ishin shoqëruese të nuses, është gjithashtu në mesin e kumbarëve të mundshëm, raporton The Daily Mail.

Gjithashtu përmendet Lindsey Rot, shoqja e Meganit nga ditët e studimeve, por edhe edhe Serena Williams, ndërsa Harry flet për të afërmit si kumbarët e mundshëm.

Lexo po ashtu Djali i sapolindur i Princit Harry dhe Meghan Marklet nuk është Princ

Ndryshe, sapolinduri duhet të pritet që të merr statusin e një princi, i cili do të jetë i shtati për nga hiarkia për fronin mbretëror. /Telegrafi/