“The Geopost” ka siguruar një video dhe një fotografi të 6 dhjetorit 2022, kur në Mitrovicën Veriore, shefi i të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile”, Milun Milenkoviq – Lune, së bashku disa serbë të tjerë, i ndalojnë dhe i rrahin katër të rinj shqiptarë, të cilët kishin kaluar urën kryesor të Ibrit dhe po ngjiteshin rrugës “Kral Petar”.
Siç shihet në videon e publikuar, fillimisht, banda kriminale serbe i ndalon shqiptarët, bisedojnë diçka dhe më pas i kthejnë mbrapsht, duke i goditur.
Ngjarja ka ndodhur saktësisht në orën 14:56, më 6 dhjetor 2022, në kohën kur në veri Mitrovicën Veriore kishte shpërthyer një granatë dore në objektin e KQZ-së.
Në këtë kohë, u ngritën barrikada të serbëve, të cilat nuk u tërhoqën deri më 28 dhjetor.
Gjatë kësaj kohe, në veri, përveç formacioneve ilegale e kriminale serbe, ishin parë edhe formacione paramilitare ruse, si “Ujqit e Natës” dhe “Wagner”./The Geopost/