“Dashni e dytë” është titull i këngës së Genti Shehollit, të cilën e ka sjellë të kompletuar nga ana vizuale.
Me një interpretim të mirë, kënga vjen me tekst të shkruar nga Nesko.
Për miksimin dhe masterizimin e këtij projekti është kujdesur Lorik Mjeku.
Muzika dhe realizimi është bërë nga Ultra Beats dhe është shpërndarë nga Fole Publishing.
Kënga e re pritet të pëlqehet nga fansat e muzikës së Genti Shehollit.