Telegrafi

Genta vjen me ndryshim drastik, bëhet një bionde e theksuar (Foto)

Këngëtarja Genta Ismajli është shumë e pëlqyer për muzikën e saj!

Ajo është gjithnjë aktive me projekte të reja, të cilat priten mirë nga fansat e saj.

Shpesh, është shquar për energjinë pozitive që transmeton në skenë, gjë të cilën ajo e konsideron si armë të fortë të interpretimit të saj.

Genta është gjithnjë e kujdesshme që të duket bukur dhe tërheqëse para publikut që e ndjek.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Herë pas here ajo ka sjell edhe ndryshime në dukjen e saj, duke u komentuar shpesh me nota pozitive nga ata që e ndjekin.

Njëlloj, ajo është vlerësuar edhe për ndryshimin e ri, ku nga një zeshkane, ka vendosur të shndërrohet në një bionde.

Këtë ndryshim ajo e ka bërë te parukieri i saj i besueshëm, Kaci Lleshi.

Fotografitë që qarkullojnë rrjetet sociale kanë sjellë një Gentë tjetër, e cila gjithashtu është komplimentuar shumë nga fansat për ndryshimin e ri. /Telegrafi/