Telegrafi

Genta me vallëzim atraktiv në “Shiko kush luan” përball Butrintit (Video)

Këngëtarët Genta Ismajli dhe Butrint Imeri kanë qenë ndër emrat e ftuar së fundmi në “Shiko kush luan”.

Përball moderatores Luana Vjollca, dyshja në fjalë së bashku me protagonistët e tjerë kanë zhvilluar shumë lojëra duke u argëtuar pafund.

Njëra ndër rubrikat e emisionit është ajo e vallëzimit, pjesë e së cilës u bënë Genta dhe Butrinti.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Këngëtarja Ismajli elektrizoi skenën kur filloi vallëzimin e saj, teksa dridhej dhe më pas vallëzoi në partneritet me Butrintin.

E veshur me fustan të shkurtër, ajo bëri për vete publikun me paraqitjen e saj atraktive.

E njëjta është shquar gjithmonë për paraqitjet e saj të zjarrta, teksa vazhdon që të njëjtën energji ta praktikojë ende. /Telegrafi/