Telegrafi

Genta shpërndan një fotografi nga fëmijëria

Genta Ismajli (Foto: Instagram/genta.ismajli)

Ndërkohë që po i shijon pushimet me partnerin e saj turk, Huseyin Usta, Genta Ismajli vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale.

Këngëtarja dhe i dashuri i saj e kanë zgjedhur jugun e Shqipërisë për të kaluar disa ditë argëtimi së bashku.

Ndërkohë, nuk kanë hezituar që momentet e bukura t’i ndajnë edhe me fansat e tyre përmes postimeve të ndryshme në rrjetet sociale.

(Foto: Instagram/genta.ismajli)

Porse, përveç imazheve nga pushimet, Genta e ka sjellë edhe një fotografi nga fëmijëria e saj, të cilën e ka shpërndarë në InstaStory.

Lexo po ashtu Genta dhe i dashuri i saj vazhdojnë të ndajnë me fansat momentet e tyre të ëmbla gjatë pushimeve

Ajo shfaqet në moshë shumë të vogël, me flokë të shkurtra dhe duket shumë e ëmbël. /Telegrafi/