Nuk ndodh shpesh që Genta Ismajli të publikojë fotografi me të brendshme apo me bikini. Prandaj, publikimi i imazheve të tilla merr vëmendjen e fansave të saj.
Këngëtarja, e cila numëron afro 400 mijë ndjekës në Instagram, ka publikuar disa fotografi të realizuara në Vlorë.
Genta ka të veshura bikini, ndërsa përmbi to e ka veshur një këmishë të bardhë, pjesërisht të hapur.
Sezoni veror është shumë i ngarkuar për këngëtarët, të cilët i shfrytëzojnë udhëtimet e tyre në bregdet edhe për t’u relaksuar paksa gjatë kohës së lirë.
“Zemra thyhet” është një prej projekteve më të fundit të Gentës që u realizua me videoklip.
Balada e lansuar në muajin prill është pëlqyer shumë nga fansat e këngëtares dhe numëron mbi 5.4 milionë shikime në YouTube.
Admiruesit e muzikës së Gentës janë në pritje të materialeve të reja muzikore nga këngëtarja. /Telegrafi/