Telegrafi

Genta pranon se i ka mbushur buzët, por sqaron se nuk duhet ngatërruar operacioni plastik me një mbushje të vogël (Foto/Video)

(Foto: Instagram/Genta.Ismajli)

Ndryshimi në dukjen e Genta Ismajlit, ka nxitur spekulime për intervenime estetike të këngëtares.

Ndjekësit e saj në rrjetet sociale madje e kanë kritikuar se këngëtarja i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike, gjë që ajo e mohon. Por, ka pranuar se i mbushur buzët.

(Foto: Instagram/Genta.Ismajli)

“Përveç buzëve që i kam bërë përkohësisht, i kam mbushur pak, sepse gjithmonë kam dashur t’i kem buzët e trasha…”.

Lexo po ashtu Genta vjen me ndryshim drastik, bëhet një bionde e theksuar (Foto)

“E adhuroj Angelina Jolie dhe ia dua buzët shumë dhe kam dëshirë t’i bëj ashtu. Madje do t’i mbush akoma më shumë se më pëlqen”.

(Foto: Instagram/Genta.Ismajli/Getty Images)

“Operacione plastike nuk kam, nuk ma bërë askund dhe nuk mendoj të bëj. Ndoshta kur t’i bëj 70 apo 80 vjet, nëse arrij deri në atë moshë, ndoshta do të bëj, por tash jo”.

“Nuk kam asnjë operacion plastik. Nuk e di si e keqkuptojnë operacionin plastik me një mbushje të vogël”, ka rrëfyer Genta për Prive.

(Foto: Instagram/Genta.Ismajli)

Ajo ka thënë se aktualisht nuk ka jetë private, duke qenë se është gjithmonë nëpër takime, në koncerte, rrugëve për punë ose nëpër studio.

Sa i përket karrierës, Genta ka thënë se i ka gati disa këngë, balada dhe këngë ritmike, por akoma nuk ka vendosur se kujt do t’i japë përparësi. Ndërsa ka pranuar se e ka marrë malli të këndojë një baladë. /Telegrafi/