Telegrafi

Genta është në përgatitje të projektit të ri

Genta Ismajli (Foto: Instagram/Genta.Ismajli)

Genta Ismajli i ka njoftuar fansat e saj se është duke punuar në një projekt të ri.

Këngëtarja i ka shfrytëzuar rrjetet sociale që t’i mbajë të informuar ndjekësit e shumtë në lidhje me aktivitetet në karrierën e saj.

“Diçka e re po vjen. A jeni gati?”, ka shkruar Genta në një postim në Instagram.

Lexo po ashtu Lajmet nga GENTA

Javë më parë, ajo solli imazhe nga një studio muzikore, ndërsa fotografinë e shoqëroi në mbishkrimin: “Diçka e madhe po vjen”.

Genta Ismajli (Foto: Instagram/Genta.Ismajli/InstaStory)

“Zemra thyhet” është një prej projekteve të fundit muzikore të Gentës që është pritur shumë mirë nga fansat e saj.

Kjo baladë u lansua në YouTube në muajin prill dhe deri më tani numëron afro 5.5 milionë shikime në shërbimin e shpërndarjes së videove.

Pritet të shihet se çfarë kënge do të sjellë Genta në ditët në vijim. /Telegrafi/

/Telegrafi/