Telegrafi

Genta lanson klipin e këngës “Papi”

Genta Ismajli (Foto: YouTube/Genta Ismajli)

Genta Ismajli e ka publikuar projektin e ri muzikor që e ka shoqëruar edhe me videoklip.

“Papi” titullohet kënga e saj më e re, e cila vjen me ritme verore dhe i përshtatet sezonit.

Ditë më parë këngëtarja kishte ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram edhe paraqitjen e shkurtër të klipit.

Në këtë mënyrë, ajo i paralajmëroi se do të vinte mjaft energjike dhe me performancë të veçantë në këtë këngë.

Është hera e parë që Genta sjell një këngë në spanjisht dhe në shqip, prandaj kjo është një tjetër veçanti e projektit të ri.

Nuk ka dyshim se fansat do ta pëlqejnë këngën, interpretimin dhe dukjen e këngëtares në këtë videoklip.

“Zemra thyhet” është ndër projektet e fundit të këngëtares, një baladë që është pritur shumë mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/