Telegrafi

Genta Ismajli zbulon datën e lansimit të këngës së re, ndërsa sjell një pjesë për fansat

Genta Ismajli (Foto: Instagram)

Këngëtarja nga Gjilani, Genta Ismajli, pas më shumë se një viti është duke e bërë rikthimin në skenë.

Artistja, e cila i mungoi fansave për një kohë, ka njoftuar së fundmi se masnesër (e shtunë) publikon këngën e re.

Ajo njëkohësisht zbulon se po vjen në bashkëpunim me artistin Marseli dhe se ky projekt tashmë është finalizuar.

Në videon e ndarë me ndjekësit në Instagram, Genta duket e mrekullueshme teksa prezanton vetëm një pjesë të videoklipit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Genta Ismajli

Siç edhe duket, 36 vjeçarja i ka kushtuar një kujdes të madh klipit e këngës marrë parasysh tërheqjen e saj nga muzika.

Të fundit këngë ndryshe, artistja Ismajli e lansoi në mars të vitit të kaluar e titulluar “Zjarr”.

Tani presim të shohim se çfarë do na sjellë këngëtarja shumë e pëlqyer shqiptare. /Telegrafi/