Telegrafi

Genta Ismajli vjen atraktive në paraqitjen e radhës

Genta Ismajli (Foto: Norik Uka)

Ajo vazhdon të cilësohet si një nga artistet më të admiruara në tregun muzikor shqiptar, përkundër viteve që numëron në skenë.

Fjala është për këngëtaren nga Gjilani, Genta Ismajli, e cila ka ruajtur origjinalitetin dhe stilin unik që nga fillimi i karrierës.

Bukuroshja njëherësh është personazh mjaft i ndjekur edhe në rrjetet sociale, ndërsa ndan me fansat imazhe e video të ndryshme.

Ajo këtë herë ka realizuar një set të ri fotografik para aparatit të fotografit të njohur, Norik Uka.

36 vjeçarja shfaqet e mrekullueshme në një palë të brendshme të kuqe dhe një trikë të po së njëjtës ngjyrë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Komplimentet ndërkohë nuk munguan as nga miqtë e ndjekësit e artistes që numëron në Instagram.

 

Genta vetëm pak ditë më parë festoi njëvjetorin e lidhjes me biznesmenin turk, Huseyin Usta, ku në një intervistë tregoi më shumë për mënyrën se si është njohur dhe momentet e lumtura së bashku. /Telegrafi/