Këngëtarja e njohur Genta Ismajli, tash e sa kohë është vënë në fokusin e syrit mediatik.
Që kur ajo e deklaroi publike lidhjen e saj me biznesmenin turk, Huseyin Usta, Genta ka rrëmbyer vëmendjen jo vetëm të fansave të saj por të gjithë mediave vendore dhe atyre turke.
Këngëtarja nga Gjilani është jo pak e përfolur edhe për jetën e saj luksoze që bën.
Për paraqitjet e saj gjithnjë me stil ajo investon thuajse paralelisht me muzikën, si rrjedhojë kostumet e saj artistike kapin shifra mjaft të larta.
Vetëm një nga fustan i saj i markës “Louis Vuitton”, me të cilën ajo pozoi në një nga fotografitë e setit të fundit, kap shifrën e 2320 eurove.
Faqja “What they wearin” ka bërë të ditur vlerën e kësaj shifre, sakrificë të cilën këngëtarja Ismajli e bën me dëshirën për t’u dukur gjithnjë bukur para fansave të saj.
Genta përndryshe ka tash e sa kohë që ka paralajmëruar fansat për një projekt të ri muzikor me një emër të njohur turk, që do të publikohet së shpejti. /Telegrafi/