Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, ka tash e sa ditë që po sjell fotografi atraktive në rrjetet sociale.
Ajo ka realizuar një fotosesion të ri, në të cilin është shfaqur mjaft tërheqëse dhe provokuese.
Së fundmi, Genta ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të reja, në të cilat shihet e veshur me një kostum të zi.
Këngëtarja Ismajli dukej mjaft provokuese me pjesën e hapur te dekolteja, teksa vinte paksa në pah gjoksin e saj.
Të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet që këngëtarja ka marrë nga ndjekësit e saj të shumtë.
E njëjta kohëve të fundit ka qëndruar në Turqi, ku flitet se është duke realizuar një bashkëpunim me një këngëtar të njohur turk. /Telegrafi/