Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, dhe i dashur i saj, Huseyin Usta, po vazhdojnë të shijojnë disa ditë të mira pushimi.
Ata kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale momentet e këndshme që po kalojnë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Së fundmi, ka qenë Huseyin ai i cili ka publikuar një imazh mjaft atraktiv të Gentës në InstaStory.
Ai po e xhironte të dashurën e tij, teksa kjo e fundit ishte duke lundruar anijen në të cilën ata ndodheshin bashkë.
Ismajli duket mjaft në top formë, teksa vë në pah fizikun e saj në bikini gjatë pushimeve.
Postimet e shpeshta nën shoqërinë e njëri-tjetrit tregojnë për kiminë e mrekullueshme që ata kanë mes vete si çift.
Ditë më parë, biznesmeni turk ka realizuar edhe një tatuazh në krah, ku tashmë ka të shkruar emrin “Genta”. /Telegrafi/