Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli, ka qenë shumë e përfolur muajve të fundit për jetën e saj private.
Ajo po shijon lidhjen me biznesmenin turk që jeton dhe vepron në Zvicër, Huseyin Usta.
Genta e ka sjell të dashurin e ri edhe në Kosovë, mes duket për ta njoftuar me rrethin dhe ambientin ku ajo jeton.
Një fotografi e publikuar së fundmi në rrjetet sociale, shfaq dyshen shumë të afërt teksa shijojnë njëri-tjetrin në një nga klubet e natës në Prishtinë.
Genta përndryshe do të rikthehet sërish në Turqi, pas duetit që ka konfirmuar se do të bëjë me David Jay, një emër mjaft i njohur atje.
Këngëtarja duket se ndjehet më se e plotësuar në jetën private dhe atë profesionale. /Telegrafi/