Site icon Telegrafi

Genta Ismajli shijon pamjen nga Alpet e Zvicrës: Jeta është e bukur

Foto: Gentza Ismajli/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, po vazhdon të shijojë në maksimum lidhjen e saj me biznesmenin turk, Huseyin Usta.

Kohëve të fundit, çifti kanë gjetur pak kohë për pushime me njëri-tjetrin, pas një ngarkese të madhe emocionale shkaku i pandemisë globale të shkaktuar gjatë këtyre muajve.

Megjithatë, në këtë periudhë të jetës, Genta duket më e lumtur se kurrë dhe këtë e vërteton edhe fotografia e fundit që ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në një pamje shumë piktoreste buzë liqenit, këngëtarja ka pozuar mjaft atraktive teksa shihej e veshur me një fustan të gjerë.

“Jeta është e bukur”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë, duke bërë kështu të ditur se është në kulminacionin e lumturisë së saj.

Pavarësisht se ka qenë më e përkushtuar në jetën private, Genta anash nuk i ka lënë as projektet muzikore, pasi ka bërë të ditur se mendon që shumë shpejt të sjellë diçka të re për fansat e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version