Site icon Telegrafi

Genta Ismajli shijon darkë romantike në Stamboll

Foto: Genta Ismajli/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në Stamboll të Turqisë.

Ajo ka zgjedhur këtë vend për të kaluar disa ditë të mira jo-produktive, larg aktiviteteve të përditshme.

Këngëtarja nga Gjilani, e cila është mjaft e ndjekur në rrjetin social Instagram, ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi nga momentet e relaksit që po i shijon.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estraad Shqiptare

Në imazhet e fundit, ajo është shfaqur mjaft tërheqëse në të bardha, teksa ka shijuar një darkë romantike në Bosfor.

“Duke shijuar natën time të këndshme në Stamboll”, ka shkruar Genta në mbishkrimin e një prej fotografive.

Pëlqimet dhe komentet e fansave nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat atraktive. /Telegrafi/

Exit mobile version