Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, po qëndron e izoluar në këtë periudhë me të dashurin e saj, Huseyin Usta.
Ajo është duke shijuar në maksimum lidhjen, teksa ndan shpesh me të dashurin në rrjetet sociale fotografi dhe video të ndryshme për fansat e saj.
Së fundmi, këngëtarja publikoi një video në InstaStory, ku shfaqej duke kaluar momente shumë të këndshme nën shoqërinë e të dashurit, teksa i jepte atij një përqafim.
Dyshja ngacmojnë njëri-tjetrin me fjalë në turqisht, ndërsa shihen duke kaluar kohë të bukur së bashku në një ambient të pastër natyror.
Ashtu si të gjithë kolegët e saj, edhe këngëtarja Genta Ismajli është detyruar të ndërpresë të gjitha aktivitetet muzikore shkaku i pandemisë globale COVID-19.
Ajo ka mbetur në Zvicër, atje ku edhe jeton i dashuri i saj biznesmen me prejardhje turke. /Telegrafi/