Telegrafi

Genta Ismajli shfaqet atraktive nga xhirimet e klipit të ri

Genta Ismajli Foto: Instagram/genta.ismajli

Ajo është ndër këngëtaret shqiptare që ka qëndruar aktive në skenën muzikore.

Fjala është për Genta Ismajlin, e cila përherë mahnit fansat me postimet nga përditshmëria.

Së fundmi ajo është parë duke u përgatitur për këngën e re, që shumë shpejt do të dalë në platforma digjitale.

Në disa postime në rrjetin social Instagram, Genta ka ndarë disa imazhe ku shihet tejet atraktive.

Bukuroshja brune shihej me një bluzë të zezë, derisa flokët dhe makijazhin i kishte në mënyrë profesionale.

“Shumë shpejt”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografive.

“Level Up” në anën tjetër hiti saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me reperin Fero. /Telegrafi/