Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, duket se është duke e shijuar në maksimum lidhjen e saj të re.
Ajo dhe biznesmeni turk Huseyin Usta, flitet se tash e sa kohë kanë filluar një lidhje të re së bashku.
Mes dhuratave të shumta që po merr, disa prej tyre Genta nuk po heziton t’i ndajë me publikun, ndonëse personin që ka në krah po e ruan me fanatizëm.
Së fundmi, këngëtarja nga Gjilani publikoi në InstaStory një fotografi të një buqete me lule, të cilën e kishte marrë dhuratë nga Huseyin.
Në mbishkrimin e këtij imazhi, Ismajli nuk hezitoi t’i bëjë një dedikim prekës të dashurit, duke ia kujtuar që tashmë ia ka falur zemrën atij.
“Unë jam e jotja, e ti je i imi”, kanë qenë fjalët e Gentës përkrah fotografisë.
E njëjta ka tash e sa kohë që është në përgatitje të një projekti të ri muzikor në bashkëpunim me një emër të njohur turk – këngë kjo e cila do të jetë shumë shpejt e gatshme për publikun. /Telegrafi/