Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, ka tash e sa kohë që po e ndan jetën e saj mes Turqisë dhe Kosovës.
Kjo pasi ajo tashmë ka nisur edhe një lidhje të re me biznesmenin turk, Huseyn Usta, i cili jeton dhe vepron në Zvicër.
E teksa po qëndron në Turqi, Genta nuk e ka çuar kohën kot, pasi ka punuar në një projekt të ri muzikor me një emër shumë të njohur atje.
Bëhet fjalë për reperin e njohur turk, Eypio, me të cilin këngëtarja Ismajli do të sjellë një këngë së shpejti.
Ky bashkëpunim i dyshes duket të jetë spikatur edhe nga media turke, të cilat tashmë veç kanë filluar të njoftojnë për depërtimin e këngëtares shqiptare atje.
Genta ka publikuar në InstaStory disa nga titujt e gazetave në Turqi, të cilat këto ditë janë mbushur me lajmin e bashkëpunimit që ajo do të sjellë shumë shpejt.
Mesa duket, këngëtarja me prejardhje nga Gjilani do arrijë të jetë e njohur jo vetëm në trevat shqiptare, por edhe më gjerë. /Telegrafi/