Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, i është rikthyer skenës muzikore pas disa vitesh.
Që nga kënga “Dy Dashni” e realizuar para tre vitesh, ajo ka qenë pasive sa i përket prurjeve të reja.
Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka bërë të ditur se ka sjell në treg këngën e re, në bashkëpunim me Marseli.
“Ça Me Bo” titullohet prodhimtaria e tyre, për instrumentalin e së cilës ka punuar Alfred Sula, kurse për tekstin Muma.
Në klip bukuroshja brune është shfaqur plot stil, teksa për krejt këtë është përkujdesur Max Production.
Për këtë Genta ka paralajmëruar kohë më parë, ndërsa edhe kohë pas kohë publikonte sekuenca të ndryshme nga xhirimet.
Një këngë të tillë e kanë pritur mjaft mirë adhuruesit e muzikës së saj, ndërsa menjëherë ka filluar të ketë klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/