Aktori turk, Tolgahan Sayisman me bashkëshorten Almeda Abazin dhe djalin e tyre të vogël, Efehan, dje kanë arritur në Kosovë, teksa do qëndrojnë disa ditë në vendin tonë.
Çifti po ashtu u mirëpritën edhe nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, me të cilin arritën një marrëveshje mes ministrisë së tyre dhe Ministrisë së Kulturës të Turqisë, për realizimin e disa projekteve të përbashkëta.
Veç kësaj, dje edhe këngëtarja nga Gjilani, Genta Ismajli, u prit në takim nga ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyçi, ku u bë e ditur se artistja së shpejti vjen me projekt të përbashkët me MAShT-in.
Ndërkohë, çifti Sayisman siç shihet mbrëmë me Genta Ismajlin dhe shumë artistë të tjerë darkuan së bashku.
Dhe një fotografi të përbashkët në rrjetin social, Instagram, e ka publikuar vet këngëtarja Ismajli, e cila rrëmbeu vëmendjen e gjithë të pranishmëve me paraqitjen provokuese.
Gjithashtu, Tolga dje pasdite vizitoi edhe qytetin e Prizrenit me ekipin e tij, aktorin Vedat Bajrami, prezantuesen Arbnora Ademaj si dhe ministrin Gashi. /Telegrafi/