Telegrafi

Genta Ismajli prezanton një tjetër dukje tërheqëse nga klipi i ri

Genta Ismajli (Foto: Instagram)

Këngëtarja e njohur nga Gjilani, Genta Ismajli, është duke e bërë rikthimin në skenë pas një kohe të gjatë.

Ndonëse ka nisur xhirimet e këngës së re, ajo ka ndarë me ndjekësit pamje të tjera të videoklipit të saj.

Artistja shqiptare së fundmi në Instagram prezantoi një tjetër dukje, me të cilën do shfaqet në projektin e radhës.

36 vjeçarja vjen në formë të mahnitshme dhe me këtë pamje e stil flokësh të veçantë ka arritur të rrëmbejë gjithë vëmendjen.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Komplimentet krahas imazhit nuk munguan as nga miqtë, kolegët e ndjekësit, madje këta të fundit mezi po presin për rikthimin e artistes së mirënjohur.

Në anën tjetër, Genta të fundit këngë e solli në mars të vitit 2019 të quajtur “Zjarr”.

Projekti deri më tani ka grumbulluar 2.4 milionë klikime, derisa presim të shohim se çfarë do na sjellë këngëtarja Ismajli. /Telegrafi/