Këngëtarja e njohur Genta Ismajli duket se po i shijon mirë ditët e e para të verës.
Ajo ka publikuar në rrjetet sociale disa imazhe së fundmi në InstaStory, përmes së cilave ka treguar se të nxehtit po i bën ballë duke u relaksuar në pishinë.
Teksa pozon në bikini, këngëtarja mahnit me linjat e saj trupore.
Ajo kujdeset që të ndjek me rregull ushtrimet në palestër, dhe si rrjedhojë ka arritur ta formësojë trupin e saj në një formë të shkëlqyer dhe të lakmueshëm nga çdo femër.
Këto imazhe janë komentuar shumë edhe nga ndjekësit e saj.
Genta përndryshe vazhdon të jetë aktive me prurje të reja në muzikë dhe mbrëmje muzikore të shumta anë e mbanë trevave.
“Zjarr” mban titullin kënga e saj e fundit, të cilën ajo e solli dy muaj më parë dhe u prit shumë mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/