Telegrafi

Genta Ismajli paralajmëron këngën e re, duke atraktive në trailerin e klipit “Papi”

Foto: Genta Ismajli/Instagram

Këngëtarja e njohur Genta Ismajli ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë projektin e saj më të ri muzikor.

“Papi” titullohet kënga e saj më e re, e cila do të jetë ritmike verore, dhe do të publikohet së shpejti.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram edhe trailerin e klipit.

Ajo do të vijë mjaft energjike dhe me performancë të veçantë në këtë këngë, e cila është me ritme latine.

Kjo këngë do ta sjellë ndryshe këngëtaren, pasi për herë të parë ajo po sjellë një këngë në spanjisht.

Mbetet të shihet se do t’i befasojë këtë herë fansat këngëtarja nga Gjilani, e cila di gjithmonë të vijë ndryshe dhe e veçantë. /Telegrafi/