Telegrafi

Genta Ismajli nuk është shtatzënë, kilogramët e tepërt erdhën si pasojë e ushqimit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli ditë më parë përfundoi e përfolur në thuajse të gjitha mediat vendore.

E shkas për këtë u bënë disa fotografi të shpërndara nga i dashuri i saj, Huseyin Usta, në rrjetet sociale.

Genta në këto imazhe shfaqej më e shëndoshë se zakonisht, me ç’rast bëri të aludohet nga fansat për një shtatzëni të mundshme.

Foto: Huseyin Usta/InstaStory

Por një gjë e tillë duket se nuk qëndron pasi e vërteta del të jetë që Huseyin dhe Genta nuk janë në pritje të një fëmije.

Lexo po ashtu Genta Ismajli shfaqet në rrjete sociale me ndryshim drastik të linjave trupore, aludohet nga fansat për shtatzëni

Emisioni “Prive” në një nga kronikat e tyre të përjavshme, e ka cilësuar si të pavërtetë lajmin në fjalë, nga burimet e sigurta pranë këngëtares.

Foto: Genta Ismajli/InstaStory

Kilogramët e tepërt duket se vijnë nga ushqimi dhe mbase lënia pas dore e aktiviteteve sportive.

Një fëmijë është në planet e ardhshme të çiftit, por që mesa duket si proces do të ndodhë pasi që dyshja t’i kenë përmbushur edhe disa nga pikësynimet e tyre të tjera. /Telegrafi/

Foto: Huseyin Usta/Instagram