Këngëtarja Genta Ismajli pas angazhimeve të shumta gjatë verës, ka gjetur më në fund kohë edhe për pak pushime.
Së fundmi, ajo bëri të ditur përmes disa imazheve në rrjetet sociale, se ka shijuar një ditë relaksi në pishinë me miqtë e saj.
Nga të pranishmit, pranë saj ishte edhe këngëtari i njohur, Seven Saraqi.
Ky i fundit, duket se ka raporte shumë të mira me kolegen e tij, të cilën nuk heziton herë pas here edhe ta ngacmojë.
Në një video që Seveni ka ndarë me ndjekësit në InstaStory, shfaq momentin kur Genta po rrezitej, ndërsa ai vjen dhe i hedh një kovë me ujë dhe akull.
Ky moment paksa i sikletshëm për Gentën, ka kaluar me të qeshura në mesin e shoqërisë.
Përndryshe, dyshja në fjalë kanë qenë mjaft aktiv këtë verë me prurje të reja muzikore dhe koncerte të shumta. /Telegrafi/