Telegrafi

Genta Ismajli ndryshon stilin e flokëve

Këngëtarja nga Gjilani, Genta Ismajli, ka ndërruar stilin e flokëve.

Bukuroshja e cila shquhet për pamjen e saj atraktive, ka vendosur të bëjë edhe një ndryshim të ri në dukje, si një pjesë e madhe e yjeve shqiptare.

Ajo së fundmi në rrjetet sociale ka publikuar disa fotografi, derisa tregon se vjen me ngjyrë të re të flokëve.

Genta Ismajli (Foto: Instagram/genta.ismajli)

Genta duket mjaft joshëse në flokët rozë dhe nuk dihet nëse me këtë ndryshim do të paraqitet në klipin e saj të ri.

Këngëtarja 35-vjeçare, ditë më parë paralajmëroi këngën e re në bashkëpunim me reperin turk, Ceza, projekt ky i cili pritet të publikohet së shpejti.

Lexo po ashtu Genta Ismajli bashkëpunon me reperin turk

Ndryshe, të fundit këngë Genta e ka lansuar në muajin mars dhe mban titullin “Zjarr”. /Telegrafi/

Genta Ismajli (Foto: Instagram/genta.ismajli)