Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, është shndërruar në një prej personazheve më të përfolur të momentit.
Ajo po shijon lidhjen e saj të re me biznesmenin turk, Huseyin Usta, i cili jeton dhe vepron në Zvicër.
Daljet e tyre të përbashkëta, dhuratat luksoze e paraqitjet atraktive të këngëtares, ka bërë që Genta të jetë në kryeqendrën e mediave këto ditë.
Huseyin duket të jetë marrëzisht i dashuruar pas këngëtares shqiptare, të cilën nuk po e lë keq pa dhurata.
Genta së fundmi publikoi në rrjetin social Instagram, duke treguar dhuratat e shumta luksoze që ka marrë nga i dashuri i saj.
Bëhet fjalë për një sërë qesesh me veshje të shtrenjta, kryesisht të markës “Louis Vuitton”, të cilat i dashuri i saj ia ka blerë enkas për festa.
“Dashuria ime, ti je i mahnitshëm. Për të gjitha dhuratat e mia të bukura për Krishtlindje. Gëzuar festat të gjithëve”, ka shkruar Ismajli në Instagram.
E njëjta është duke përgatitur një projekt muzikor në Turqi me David Jay. /Telegrafi/