Telegrafi

Genta Ismajli me lëvizje provokuese në paraqitjen e fundit

Genta Ismajli (Foto: Instagram/genta.ismajli)

Këngëtarja nga Gjilani, Genta Ismajli, është një nga personazhet më të përfolura në showbizin tonë.

Ajo gjithashtu po vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet më të frekuentuara sociale.

Ismajli shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj përditshme, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe ato provokuese.

Genta Ismajli (Foto: Instagram/genta.ismajli)

Së fundmi, Genta ka sjell disa video duke kërcyer dhe duke bërë lëvizje mjaft atraktive para kamerës.

Këngëtarja nuk ka bërë të ditur nëse këto videot e fundit janë pjesë e ndonjë klipi të saj të ri, megjithatë ka marrë komente të shumta nga ndjekësit për paraqitjet.

Ndryshe, “Zjarr” titullohet kënga e fundit e publikuar nga Ismajli që në platformën YouTube numëron mbi një milion shikime. /Telegrafi/

Genta Ismajli (Foto: Instagram/genta.ismajli)