Site icon Telegrafi

Genta Ismajli: Jam një artiste e cila ka bërë vepra, që kanë bërë ndryshime në skenën shqiptare

Foto: Genta Ismajli/Instagram

Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli, ka qenë këtë javë e ftuar në rubrikën “50 pyetje”, në kuadër të emisionit “Prive”.

Ajo ka rrëfyer shumëçka nga jeta dhe karriera e saj, ku ndër to ka vënë në pah edhe vlerat e saj si artiste.

E pyetur se çfarë e identifikon atë si Gentë, këngëtarja u shpreh duke thënë se është “e drejtpërdrejtë dhe energjike”.

Tutje, këngëtarja tha se ajo çfarë e veçon si artiste është fakti se ka bërë vepra, të cilat kanë bërë diferencën në skenën shqiptare.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estraad Shqiptare

Në pyetjen se çfarë nuk i pëlqen në Kosovë, Genta u tha se është politika ajo çfarë nuk pëlqen në vendin tonë.

Më tej, këngëtarja është shprehur se do donte që një ditë të merrte pjesë në “Eurovision”, dhe se e ka menduar diçka të tillë.

Përgjatë intervistës, Ismajli ka treguar se sa krenare është me familjarët e saj, të cilët kanë luajtur një rol kyç në karrierën e saj të gjatë si artiste. /Telegrafi/

Exit mobile version