Telegrafi

Genta Ismajli feston ditëlindjen e 35-të, pyet fansat për tortë

Foto: Genta Ismajli/Instagram

Këngëtarja e njohur Genta Ismajli, feston sot (e premte) ditëlindjen e saj të 35-të.

Me këtë rast ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Për festën e ditëlindjes, këngëtarja vendosi që të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, disa fotografi atraktive nga fotosesioni i ri.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Esrada Shqiptare

Në njërën nga fotot e publikuara, ajo ka shkruar “A tha dikush tortë?” në mbishkrimin e saj, duke bërë kështu të ditur se sot është dita e saj.

Ndërkohë të shumta kanë qenë urimet që Ismajli ka marrë nga fansat e saj në hapësirën për komente.

Genta përndryshe i është futur shumë e re rrugës së muzikës, dhe ka korrur sukses në tregun muzikor vendor, me projekte të shumta të cilat gjithnjë janë pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/