Site icon Telegrafi

Genta Ismajli feston 39 vjetorin e lindjes me një fotosesion atraktiv, duke treguar se ndodhet në formë të mirë trupore

Foto: Genta Ismajli/InstaStory

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, ka festuar ditëlindjen e saj të 39-të.

Me këtë rast urimet e shumta nga familja, ndjekësit dhe rrethi i ngushtë nuk kanë munguar për këngëtaren.

Ajo e shënoi këtë përvjetor në një fotosesion shumë të veçantë të realizuar bashkë me familjen e saj, bashkëshortin Huseyin Usta dhe dy fëmijët e tyre: Ivy Blue dhe Icon.

“Ditëlindja ime e parë me Ivy dhe Blue Icon. Jam shumë e lumtur t’ju kem ju të dyve në jetën time, fjalët s’mund ta përshkruajnë sa shumë mami ju do ju, faleminderit shumë”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Lexo po ashtu Genta Ismajli duket elegante teksa pozon në krahët e bashkëshortit, Huseyin Usta

Tutje, Genta nuk është ndalur duke publikuar edhe disa imazhe të tjera në InstaStory, ku shfaqej mjaft atraktive e veshur me kostum të zi të shkurtër.

Foto: Genta Ismajli/InstaStory

Këngëtarja e hitit “E pamundur” e vërtetoi se vazhdon të jetë në formë të mirë trupore vetëm një vit pas lindjes së binjakëve.

Foto: Genta Ismajli/InstaStory

E njëjta ka qenë pak më e distancuar kohëve të fundit nga muzika, gjersa iu ka përkushtuar më shumë biznesit, me hapjen e një supermarketi të ri së fundmi. /Telegrafi/

Foto: Genta Ismajli/InstaStory
Exit mobile version