Këngëtarja e njohur Genta Ismajli ka përfunduar punimet për projektin e saj më të ri muzikor.
Kësaj radhe ajo do të sjell një këngë të re, e cila në stil do të jetë pak më ndryshe se këngët e saj më të fundit.
Në rrjetet sociale, këngëtarja ka ndarë me fansat disa fotografi nga xhirimet e klipit, në të cilin do të shfaqet si gjithmonë me stil.
E veshur në një fustan të zi me prerje, Genta arrin të vë mjaft mirë në pah sensualitetin e saj edhe në klipin e ri.
Kënga titullohet “Zemra thyen” dhe është punuar nga Fatmir Muja, gjersa klipi po finalizohet nga MAX Production.
Genta pritet të jetë shumë aktive këtë verë, dhe përveç kësaj kënge, do të vijë edhe me bashkëpunime. /Telegrafi/