Telegrafi

Genta Ismajli edhe boksere (Video)

Këngëtarja e njohur Genta Ismajli është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ka muaj që ajo nuk ka sjell ndonjë projekt të ri për fansat, megjithatë vazhdon të mbetet e pëlqyer për imazhet që sjell herë pas here në Instagram.

Ajo shfaqet gjithmonë atraktive dhe në top formë para publikut, gjersa për ta ruajtur fizikun e saj, kujdeset që të ndjek me rregull ushtrimet në palestër.

Së fundmi, aktivitetin e saj fizik, këngëtarja ka vendosur ta zhvillojë edhe në një tjetër sport, atë të boksit.

Në një video që ka publikuar në InstaStory, Genta shfaqet duke boksuar para kamerës, ndërsa shkruan në mbishkrimin e saj se po bëhet gati për verën 2018.

Ismajli shihet në formë të shkëlqyer, gjersa është shquar gjithmonë për pamjen e saj tërheqëse dhe paraqitjet me stil para publikut. /Telegrafi/