Telegrafi

Genta Ismajli dhe Fero të shtunën sjellin këngën e re, prezantojnë një pjesë të klipit në rrjete sociale

Artistët nga Gjilani, Genta Ismajli dhe Fero, kanë zbuluar datën e saktë të lansimit të këngës së re.

Dyshja, të cilët kanë bashkuar forcat për herë të parë, njoftuan se të shtunën sjellin projektin e përbashkët.

Lajmi u bë i ditur përmes rrjeteve sociale duke publikuar një fragment të shkurtër të klipit në llogaritë e tyre zyrtare.

Fero (Foto: Instagram)

“Qëndroni së bashku me Feron. Këtë të shtunë. A jeni gati”, ka qenë përshkrimi krahas videos.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Sipas një paralajmërimi të shkurtër, kënga duket të jetë ritmike dhe mezi po pritet nga fansat e dy artistëve.

Projekti duket se është pjesë e albumit të ri të Feros të quajtur “Goat”, i cili pritet të lansohet i plotë së shpejti.

Përpara bashkëpunimit me Ismajlin, Feronit Shabani (emri i vërtetë) solli një duet edhe me këngëtaren Morena Taraku. /Telegrafi/