Artistët nga Gjilani, Genta Ismajli dhe Fero, kanë zbuluar datën e saktë të lansimit të këngës së re.
Dyshja, të cilët kanë bashkuar forcat për herë të parë, njoftuan se të shtunën sjellin projektin e përbashkët.
Lajmi u bë i ditur përmes rrjeteve sociale duke publikuar një fragment të shkurtër të klipit në llogaritë e tyre zyrtare.
“Qëndroni së bashku me Feron. Këtë të shtunë. A jeni gati”, ka qenë përshkrimi krahas videos.
Sipas një paralajmërimi të shkurtër, kënga duket të jetë ritmike dhe mezi po pritet nga fansat e dy artistëve.
Projekti duket se është pjesë e albumit të ri të Feros të quajtur “Goat”, i cili pritet të lansohet i plotë së shpejti.
Përpara bashkëpunimit me Ismajlin, Feronit Shabani (emri i vërtetë) solli një duet edhe me këngëtaren Morena Taraku. /Telegrafi/