Këngëtarja nga Gjilani, Genta Ismajli, prej shumë kohësh ka paralajmëruar një bashkëpunim me reperin Fero.
Të njëjtit bënë të ditur se kanë bashkuar forcat për herë të parë, gjersa projekti i tyre pritet të lansohet së shpejti.
Kjo është njoftuar nga partneri i artistes shqiptare, Huseyin Usta, i cili ka azhurnuar fansat me një postim të hedhur në InstaStory.
“A jeni gati. Së shpejti Genta Ismajli dhe Fero”, thuhej në njoftim.
Duket se kënga do jetë pjesë e albumit të ri të Feros të quajtur “Goat”, nga i cili janë publikuar një sërë bashkëpunimesh.
Genta në anën tjetër që nga vera e kaluar nuk ka qenë aktive me ndonjë projekt dhe ai i fundit mbetet “Ça me bo” së bashku me Marselin. /Telegrafi/