Telegrafi

Genta Ismajli dhe Fero së shpejti në bashkëpunim

Këngëtarja e njohur Genta Ismajli dhe reperi Fero duket se kanë bashkuar forcat për një projekt të përbashkët.

Dyshja me prejardhje nga Gjilani janë përfundim e sipër të një bashkëpunimi, që pritet të jetë shumë shpejt i gatshëm për publikun.

Kënga do të jetë një produkt vendor i zhanreve RnB dhe hip-hop.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Reperi gjiilanas, Fero, emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani është treguar shumë aktiv që në javët e para të vitit 2021.

Fillimisht ai publikoi këngën solo “Italy” e më pas edhe një bashkëpunim me Stresin, të titulluar Mahall”.

Ndërkohë, Genta nuk ka sjell ndonjë këngë të re që nga vera e vitit që shkoi, ku publikoi bashkëpunimin me Marselin, të titulluar “Ça me bo”. /Telegrafi/