Site icon Telegrafi

Genta Ismajli i bën dedikim romantik të dashurit, teksa pozon pranë veturave luksoze dhe arushit të marrë dhuratë

Këngëtarja Genta Ismajli po e shijon në maksimum romancën e saj me biznesmenin turk, Huseyin Usta.

Ajo nuk heziton që momentet e lumtura të jetës së saj t’i ndajë me ndjekësit në rrjetet sociale.

Së fundmi, këngëtarja nga Gjilani ka pozuar pranë dy veturave luksoze, në njërën prej të cilave shihet një arush pelushi, të cilën ajo mesa duket e ka marrë dhuratë nga i dashuri.

Foto: Genta Ismajli/InstaStory

“Të dua”, shkroi Ismajli në mbishkrimin e kësaj fotografie të publikuar në InstaStory, duke i bërë kështu një lloj dedikim romantik Ustas.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Një pozë të ngjashme, Genta e publikoi edhe në llogarinë e saj, duke pranuar komente të shumta nga ndjekësit.

Këngëtarja përndryshe tash e sa kohë është duke punuar në një projekt të ri muzikor, që do të vijë në bashkëpunim me një emër të njohur turk. /Telegrafi/

Exit mobile version