Telegrafi

Genta Ismajli bëhet sërish bjonde, befason me transformimin e ri

Këngëtarja e njohur nga Gjilani, Genta Ismajli, vazhdon t’i befasojë fansat me ndryshimet që ka bërë gjatë këtyre ditëve.

Ndonëse po qëndron e izoluar në Zvicër prej disa muajsh, artistja po mban të azhurnuar ndjekësit për çdo veprim të sajin.

Ajo së fundmi ka prezantuar stilin e ri të flokëve, e cila ka treguar se është rikthyer sërish në bjonde.

Genta Ismajli (Foto: Instagram)

Përkundër se ka qenë brune për një kohë të gjatë, Ismajli ka mahnitur me transformimin e ri.

Ky stil i ri i flokëve i krijueses së hitit “Dridhem” vjen pas disa ditësh pasi solli një tjetër ndryshim në dukje.

Lexo po ashtu Duke i dhënë një përqafim plot afsh, Huseyin i bën dedikim romantik Gentës: Të dua shumë jeta ime

Sido që të jetë, Genta po vazhdon të ruajë sharmin dhe elegancën qysh nga fillimet e saj në skenën muzikore shqiptare.

36-vjeçarja përndryshe ka qenë në përgatitje të klipit të ri, por që është shtyrë për shkak të pandemisë së coronavirusit. /Telegrafi/