Moderatorja simpatike e programeve sportive në Kosovë, Genta Cana, ka qenë e ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të ndarë emocionet e pritjes së ëmbël për herë të parë.
Edhe pse në muajt e parë të shtatzënisë, Genta tregoi se ka filluar të ndjejë emocionet e para dhe është shumë e lumtur që ditëlindja e radhës do e gjejë të plotësuar, jo vetëm si nënë, por edhe si bashkëshorte.
Biondja bukuroshe zbuloi se ka nisur përgatitjet e dasmës, që në fakt do të bëhet më herët seç e kishim menduar, transmeton Top Channel.
Në datën 24 prill, Genta Cana dhe i fejuari i saj do të kurorëzojnë dashurinë në martesë, në një dasmë të madhe dhe me më shumë se 300 të ftuar.
Sa i përket fustanit, ajo premtoi që do të jetë shumë madhështor, me 18 metra bisht dhe detaje të tjera, që vendosi të mos i zbulonte.